Kapiteni bardhekuq, Orges Shehi ka dalë sot para mediave ku ka folur në prag të ndeshjes ndaj Lushnjës.
Kapiteni bardhekuq ka bërë thirrje lojtarëve për përqëndrim dhe ka vlerësuar Lushnjën pavarësisht se ndodhet në skajin e kundërt të klasifikimit.
NDESHJA – “Ndeshje ku përballen dy ekipe në skaje në kundërta. Kemi krijuar distancë të konsiderueshme me vëndin e dytë. Është një ndeshje të cilën e nisim në ‘dishezë’ por që mund të bëhet e vështirë nqs mungon përqëndrimi dhe mund ta pësosh duke ditur që edhe Lushnja ka kualitete në fazën sulmuese.
TITULLI – “Kampionati gjithmonë shijon shumë por ndoshta diferenca e pikëve ka ulur pak emocionet. Ne kemi bërë mjaft mirë dhe kemi pasur synim ta mbyllim sa më shpejtë kampionatin dhe jemi në rrugën e duhur”.
I pyetur nëse diferenca u krijua për meritë të Skënderbeut apo gabimet e rivalëve, Shehi u shpreh: “Unë do të thoja që kjo diferencë pikësh është frut i një sezoni të mrekullueshëm që kemi bërë duke bashkangjitur dhe europën, një sezon që vështirë të përsëritet nga skuadra të tjera”.