Përgatitjet në ‘Tropikal’, 3 teste miqësore

Pas 10 ditësh pushim, ekipi do të grumbullohet nesër në ‘Tropikal Resort’ në Durrës ku do të zhvillohet mini-faza përgatitore për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.

Gjatë përgatitjeve 2-javore, ekipi do të zhvillojë dhe 3 teste miqësore të cilat do i shërbejnë stafit teknik për të ‘kolauduar’ ekipin.

Tirana, Bylis dhe Teuta do të jenë kundërshtarët e ekipit bardhekuq gjatë përgatitjeve 2-javore në “Tropikal Resort”.

—————-

Ekipi do të mblidhet nesër paradite në Durrës ku fillimisht do të zhvillohen për gjithësecilin matjet dhe testet fizike dhe më pas në 14:30 do të zhvillohet seanca e parë e vitit nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.

Drejtuesit e klubit po punojnë në të njëjtën kohë për përforcimin e ekipit për dy fazat e mbetura të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.