Ekipi ka nisur ditën e dieshme në ‘Tropikal resort’ përgatitjet për takimin e mesjavës ndaj Lushnjës.
Trajneri Daja dhe stafi teknik nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë pas humbjes ndaj Laçit nisën përgatitjet në Durrës. Stafi fillimisht ka zhvilluar një analizë me grupin e lojtarëve reth humbjes ndaj Laçit dhe më pas i janë drejtuar fushës.
GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja ka pasur ditën e dielë grupin e plotë në dispozicion me përjashtim të Tefik Osmanit dhe Gjergji Muzakës i cili mbeti i dëmtuar ndaj Laçit. Osmani ka nisur ditën e djeshme vrapimet pas dëmtimit në takimin ndaj Kukësit dhe gjasat janë të vogla për të qënë gati në Lushnjë. Ndryshe paraqitet situata për Muzakën i cili ka zhvilluar ditën e djeshme një seancë individuale, i diferencuar nga grupi por pritet të bashkohet plotësisht me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit për Lushnjën”.
Ky do të jetë takimi i 4-rt sezonal mes dy ekipeve, ku në 3 takimet paraardhëse kanë triumfuar ujqërit me golavarazh të përgjithshëm 10-3.
Me grupin thuajse të plotë, ujqërit do të tentojnë maksimumin në ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës, për të shkuar i sigurt drejt titullit kampion.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 33
SK Lushnja – KF Skënderbeu
E mërkurë, 9 maj / Ora 16:00
Stadiumi ‘Roza Haxhiu’, Lushnjë