Përgatitjet ‘anti-Laçi’, mungojnë dy

Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Laçit në tansfertë, i vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Pasdite u zhvillua një seancë stërvitore në fushën me bar natyral të ‘Tropikal Resort’, ku stafi teknik dha këshillat e fundit taktike në prag të ndeshjes.

GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja dhe stafi teknik duhet të bëjë në këtë takim pa Tefik Osmanin i cili nuk ja ka dalë të jetë gati si pasojë e problemeve fizike. Mungesa e dytë do të jetë mbrojtësi i linjës së majtë, Gledi Mici për shkak pezullimi 1-javor si pasojë e plotësimit të numrit të kartonave të verdhë. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale”.

———————

FOTOGALERI

This slideshow requires JavaScript.

Kjo do të jetë ndeshja e 4-rt sezonale mes dy ekipeve ku në 3 të parat, 2 i kanë fituar ujqërit dhe një Kurbinasit. Laçi është një ndër 4 ekipet që ka arritur të fitojë ndaj të besuarve të trajnerit Daja gjatë këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.