“Përgatitjet anti-Laçi”

Një ditë pas barazimit në Kukës, Skënderbeu i është kthyer sot përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit.

Duke marrë parasysh kushtet atmosferike në Korçë, stafi teknik ka vendosur që të zhvillojë 2 ditë përgatitje në Durrës dhe të rikthehet në Korçë ditën e shtunë për ti dhënë fund përgatitjeve për takimin e së dielës ndaj Laçit.

Ekipi është grumbulluar paradite në ‘Tropikal Resort’ ku pjesa e lojtarëve titullarë ndaj Kukësit zhvilluan një seancë rikuperuese nën kujdesin e stafit mjekësor ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë nën drejtimin e trajnerit Daja.

GJËNDJA E EKIPIT – “Stafi teknik do të ketë grupin e plotë në dispozicion për takimin e radhës. Muzaka, Vila, Osmani janë riaftësuar plotësisht ndërkohë që sot me grupin janë bashkuar edhe Sabjen Lilaj dhe kapiteni Orges Shehi të cilët janë plotësisht gati për takimin e radhës”.

——————————

Kategoria Superiore

Skënderbeu – Laçi

4 mars, e dielë / Ora 17:00

Stadiumi ‘Skënderbeu’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.