Vetëm 24 orë pas humbjes ndaj Flamurtarit në takimin e parë gjysëmfinal të kupës, ekipi ka zbritur në fushë duke nisur zyrtarisht përgatitjet për takimin e radhës në Vlorë.
Fillimisht nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Daja, ekipi ka zhvilluar një analizë të thelluar mbi humbjen e parë sezonale në ‘shtëpi’ dhe më pas i është drejtuar fushës stërvitore me bar natyral.
GJËNDJA E EKIPIT – “Për tu veçuar fakti që mbrojtësi, Kristi Vangjeli u bashkua sot plotësisht me grupin duke lënë pas dëmtimin në shpinë ndërkohë që kapiteni Orges Shehi, Lilaj dhe Radas vijojnë rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor. Pas dëmtimit në kofshë, Radas me shumë mundësi do të bashkohet nesër me grupin dhe do të jetë gati për stafin në tansfertën e Vlorës”
————————
FOTOGALERI
Në orët e pasdites ekipi do të udhëtojë drejt Durrësit për tu grumbulluar në rezidencën ‘Tropikal Resort’, ku do të vijojnë përgatitjet për takimin e së hënës ndaj Flamurtarit.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 28
Flamurtari – KF Skënderbeu
9 prill, e hënë / Ora, 19:00
Stadiumi ‘Flamurtari’