Për mbrojtësin e krahut të majtë, Skënderbeu do të guxojë dhe në fushën e Young Boys për të marrë dhe një tjetër fitore në fazën e grupeve.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe do të shkojmë atje për ta mbyllur me nder ecurinë europiane të Skënderbeut. Jemi përqëndruar tek ky takim dhe po mendojmë vetëm për të. Të fitojmë për të rritur koenfiçentin e ekipit në Europë”
Mici u shpreh se fitorja nuk është tabu duke pasur parasysh performancën e ekipit këtë sezon ndaj 3 rivalëve në grupet e Europa League.
“Ndaj 3 ekipeve në grup kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe jemi përfaqësuar dënjësisht. Mund të marrim 3 pikë në Zvicër dhe diçka e tille nuk është tabu për Skënderbeun”
Për Gledi Micin, kampuonati është ende një rrugë e gjatë ndaj ka bërë thirrje për përqëndrim në vazhdim.
“Deri tani kemi bërë një punë mjaft të mirë por duhet të jemi të përqëndruar në vazhdim. Nuk është luajtur ende gjysma e kampionatit. Sigurisht pas ndeshjeve europiane do të kemi më shumë kohë dhe frymëmarrje”.