Ujqërit luajnë sot në transfertën e Laçit, një takim i vështirë duke pasur parasysh forcën e ekipit Kurbinas në fushën e tij.
Historia e përballjeve direkte flet për ekipin bardhekuq pasi në 37 përballje në total, Skënderbeu ka fituar 23 prej tyre, ka barazuar 6 takime dhe 8 takime kanë përfunduar në favor të ekipit Laçian.
Laçi – Skënderbeu / Bilanci total
37 ndeshje: 23 fitore, 6 barazime, 8 humbje
Golavarazhi: 32 : 71
Fitorja më e thellë: 6-1, 4 maj 2016 në Korçë
Humbja më e thellë: 5-3, 8 maj 1999
Ecuri pozitive: 9 fitore radhazi të ujqërve ndaj Laçit
Gjatë këtij sezoni, Skënderbeu është ndeshur 3 herë me Laçin ku ka fituar 2 takime dhe ka humbur një, në dhjetor ekipi Kurbinas na shkaktoi humbjen e parë sezonale duke fituar minimalisht 1-0 në Laç.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 32
KF Laçi – Skënderbeu
E shtunë, Ora 16:00