Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.
Enea Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1.
Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone.
Ish lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen.
Welcome Enea & Marvin!