Dy talentet e Skënderbeut, Jorgo Pëllumbi dhe Nazmi Gripshi janë ftuar nga ekipet kombëtare under20 dhe under19 në kuadër të aktiviteteve të programuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Talenti Korçar, Jorgo Pëllumbi është ftuar nga trajneri Erjon Bogani në kuadër të grumbullimit 4-ditor që kombëtarja U19 do të zhvillojë në Elbasan nga data 21 deri 25 janar 2018.
Gripshi i grumbulluar me ekipin në Antalya për fazën përgatitore nuk udhëtoi me ekipin drejt Shqipërisë, pasi u grumbullua në Turqi me kombëtarën U20 nga trajneri Alban Bushi në kuadër të miqësores që do të zhvillohet në datën 21 janar ndaj homologëve nga Azerbaxhanit.
Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ uron shumë suksese për 2 talentet e Skënderbeut, Nazmi Gripshi dhe Jorgo Pëllumbi në grumbullimet me ekipet kombëtare Under20 dhe Under19.