Bylis – Skënderbeu 2-3
(Murataj 75′, Goxhaj 79′ / Krasniqi 45′ p, Bregu 85′ p, Gripshi 87′)
Gola, emocione dhe spektakël në Ballsh. Bylis-Skënderbeu i kishte të gjitha, penallti të humbura, penallti të realizuara, përmbysje dhe ripërmbysjet të rezultatit. Në Adush Muça, Skënderbeu triumfoi 2-3 duke u rikthyer te fitorja në kampionat pas 4 javësh.
Në minutën e 2-t shtesë të pjesës së parë tjetër penallti këtë herë për Skënderbeu, e shkaktuar nga Peposhi dhe e fituar nga Bregu. Nga 11-metra distancë Blerim Krasniqi u tregua i saktë duke i çuar në avantazh Skënderbeun në pushimin e ndeshjes.
Ballshiotët pas tentativave të shumta barazuan shifrat me golin e kapitenit Valentino Murataj në minutën e 74-rt.
Por Bylis nuk u kënaq me kaq dhe i shtyrë edhe nga entuziazmi i tifozëve vendas, 5 minuta më pas kaloi në epërsi me një supergol të mbrojtësit Jurgen Goxhaj me gjysmëroveshatë.
Por atëherë kur ballshiotët menduan se e fituan ndeshjen, ishte Ndreca që mbajti me dorë në zonë Bregun me gjyqtarin Bastari i cili akordoi 11-metërshin e tretë në këtë sfidë, penallti të cilën këtë herë e ktheu Bregu në gol.
Por goli i Bregut në të 86-ën u pasua nga ai i Gripshit dy minuta më vonë një finalizim shumë bukur ky i një kundërsulmi i nisur nga vetë Gripshi dhe pas kombiminimit me Otto John mposhti Hidin për t’i dhënë fitoren 2-3 korçarëve dhe për t’i ngjitur në kuotën e 17 pikëve, 3 më pak se ballshiotët të cilët pozicionohen në vendin e dytë me 20 pikë.
GOLAT:
45+2′ GOL SKËNDERBEU 0-1/ Blerim Krasniqi realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh korçarët!
74′ GOL BYLIS 1-1/ Barazohen shifrat, shënon kapiteni Valentino Murataj! Pas një harkimi të Peposhit, Goxha devijon me kokë, topi i del Muratajt, i cili e shtyn drejt rrjetës, duke mposhtur portierin Koliçi.
79′ GOL BYLIS 2-1/ Fantastik Jurgen Goxha, i cili realizon një supergol me roveshatë duke përmbysur rezultatin!
86′ GOL SKËNDERBEU 2-2/ Dejvi Bregu tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!
88′ GOL SKËNDERBEU 2-3/ Emocione pafund në “Adush Muça”! Korçarët përmbysin rezultatin me Gripshin, pas një kundërsulmi vrastar! Shtangen vendasit!