Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të ndeshjes të javës së 13-të ndaj Kukësit.
Ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore tek anekset e stadiumit ‘Skënderbeu’. Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi zhvilloi paradite një seancë në prag të ndeshjes ku tekniku bardhekuq, Ilir Daja ka dhënë dhe instruksionet e fundit të besuarve të tij.
GJËNDJA E EKIPIT – “Jashanica është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në shpatull. Mbrojtësi u aktivizua titullar ndaj Besëlidhjes në kupë dhe nuk shfaqi asnjë shqetësim. Mungon Nespor dhe Dita ndërkohë që titullar do rikthehet Vangjeli. Asnjë shqetësim për pjesën tjetër të lojtarëve të cilët pavarësisht mbingarkesës fizike janë të gatshëm për trajnerin Daja”.
Ekipi është i grumbulluar në vigjilie të sfidës. Trajneri Daja si gjithmon ka zhvilluar në orët e mbrëmjes një seancë teorike me Video ku bashkë me lojtarët ka studiuar kundërshtarin e radhës.
Takimi ndaj Kukësit do të zhvillohet nesër, ora 17:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’.