Mesfushori Bruno Dita ishte njeriu i ndeshjes ndaj Lushnjës. Dita foli shkurtimisht për “Supersport” pas takimit ku u shpreh se po tregon më të mirën e tij me ekipin.
A e ke fituar fanellën e titullarit me këto paraqitje?
Këtë gjë e di trajneri, po luaj më mirë sepse kam marrë më shumë minuta dhe po tregoj veten. Mendoj se e kam merituar formacionin.
Për kë ishte dedikimi i goli?
Ishte për dy gjyshet e mia që kanë ndërruar jetë.
Cili është roli ku ndihesh më mirë?
Pozicioni im ideal është ai që luajta sot, mesfushor në qendrën e majtë, në një mesfushë me 3.