Erdhi nga stoli për t’i dhënë freski skuadrës, por përveç saj, Bruno Dita i dhuroi edhe 3 pikët Skënderbeut, me atë gol në minutat shtesë të takimit. Mesfushori tregoi edhe njëherë se meriton diçka më shumë se pankina, pasi po bëhet protagonist jo vetëm me lojën e mirë, por edhe me golat që po shënon.
Shënuat goli ne fitores, por edhe sot e nisët nga stoli…
Jam shumë i kënaqur për golin, sidomos për faktin që ishte goli i fitores. Treguam edhe njëherë se jem i skuadra më e mirë në Shqipëri, që nuk ka vetëm një formacion të mirë, por edhe një stol në lartësinë e duhur.
Mos duhet që Daja të shikojë më shpesh nga stoli?
Trajneri është ai që i shikon më mirë gjërat dhe vendos. Te Skënderbeu nuk është e lehtë të marrësh vendin në formacion, pasi të gjithë janë lojtarë shumë të mirë dhe meritojnë të luajnë. Ne duhet të punojmë shumë në stërvitje, por edhe në ndeshje, kur na jepet mundësia. Për të tjerat, është kompetenca e trajnerit, të shikojë dhe të vendosë.
Keni dëshirë të jeni i rëndësishëm nga stoli apo nga minuta e parë?
E bukur normalisht është nga minuta e parë. Asnjë ndeshje nuk të bën mirë, duke e nisur nga stoli.