Skënderbeu fitoi sot 2-1 miqësoren e fundit në Antalya ndaj Aktobe, rezultat që la të kënaqur dhe teknikin bardhekuq Ilir Daja.
Trajneri është shprehur mjaft i kënaqur pas përfundimit të ndeshjes me performancën e lojtarëve të cilën dominuan kundërshtarin.
Ilir Daja: “Jam i kënaqur edhe me këtë test të fundit miqësor. Ekipi është përgjigjur mirë në fushë dhe pavarësisht ngarkesave ka treguar se disponon një formë të mirë loje të paktën për aq kohë sa lojtarët luajtën. Pjesën e parë kur ekipi ishte më i plotë në fushë u shpreh shumë mirë në fushë ku arritëm jo vetëm që të shënojmë gol por edhe të dominojmë lojën duke krijuar disa raste të mira për shënim. Në pjesën e dytë ekipi poavarësisht zëvendësimeve të shumta ka funksionuar përgjithësisht mirë dhe kemi mundur të fitojmë këtë takim që nuk është se na intereson shumë si rezultat por vetëm si lojë. Tani do të mbyllim fazën në Antalia që besoj se ishte në momentin e duhur dhe na ka shërbyer për mirë dhe sapo të kthehemi në Shqipëri do të nisim mikrocilkin e kampionatit në mënyrë që të jemi gati për ndeshjen e parë. Ndaj Luftëtarit do të mundohemi që të jemi gati edhe pse do të na duhet edhe pak kohë për të qënë në 100% të formës sonë.”– theksoi Ilir Daja