Në prononcimin e tij për shtyp pas fitores 1-2 në transfertën e Kukësit, trajneri Daja u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e zhvilluar, si dhe ja dedikoi këtë fitore Enis Gavazaj i cili u dëmtua ndaj young Boys në mesjavë.
“Do të thoja që e merituam fitoren të cilën ja dedikojme Gavazaj të cilit i urojmë rikthim të shpejtë. Kemi qënë për shume minuta superiore në loje. Kjo javë ka qënë e ngarkuar por jemi në rrugën e duhur. Nëse luajmë me këtë lloj motivimi jemi në rrugën e duhur.
Natyrshëm më pëlqeu performanca e Ditës si edhe e Takut. Janë përshtatur mirë me grupin. Rivaliteti pozitiv që ekipi ka brënda i mban lojtarët në maksimumin e tyre. Rivaliteti na shtyn para. Të gjithë të japin maksimumin për fanellën e titullarit.
Startuam mjaft mirë, duke parë që vijmë nga një javë mjaft e ngarkuar ku u ndeshëm me dy rivalët për titull si dhe luajtëm në Europa League. Besoj startuam mirë por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi shpirt skuadre, dhe japim maksimumin”, U shpreh trajneri Daja për mikrofonin e Supersport.