Sulmuesi 23-vjeçar Ngissah Bismarck është bashkuar sot me ekipin bardhekuq në stërvitje.
Në daljen e tij të parë për mediat si lojtar i Skënderbeut, Bismark u shpreh i lumtur për aventurën e re.
Bismark, je zyrtarisht lojtari i Skënderbeut. Çfarë të bindi të vije këtu?
Atëhere mund të them se jam i lumtur për këtë prezantim të sotëm tek ky klub. Dua të them se më kanë kontaktuar agjentët e mi duke më prezantuar fillimisht klubin për të cilin më thanë se është intersuar për mua. Kur pashë rezultatet e viteve të fundit nuk u mendova dy herë por e pashë si një aventurë që më shkonte përshat dhe mund të nxjerrë në pah vlerat e mia.
Pranuat menjëherë të ishit pjesë e Skënderbeut?
Po, sigurisht. Ju e diniqë më herët këtu ka qënë nj ish-shoku im i ekipit tek Kievo, Ali Soue. Dhe pse jo edhe unë mund të bëj të njëjtën gjë sicc bëri ai. Të gjithë këtë më kanë këshilluar, se mund të jetë klubi i duhur nëse dua të rihyj në tregun e lojtarëve.
Kjo do të thotë se ke ardhur të bësh të njëjtën gjë si Soue tek Skënderbeu?
Jo, unë vij këtu vetëm, sigurisht i shtyrë nga aventura e tij këtu tek Skënderbeu pasi është një mik i mirë për mua. Por dua të shkruaj historinë time vetëm.
Para se të vendosje të vije këtu, ke folur me Souenë?
Jo, sinqerisht jo, nuk kam folur. Nuk ka qënë e nevojshme pasi e kam parë se ccfarë ka arritur të bëjë ai tek Skënderbeu dhe mjaftoi kaq.
Skënderbeu u tregua më i duruar?
Po në këtë pjesë po. U tregua më i duruar dhe më professional. Më thanë që të vijoja procedurat me qetësi dhe në momentin që gjithccka do të ishte gati do të vija këtu.
Çfarë mund të japë Bismark tek Skënderbeu?
Nuk e di, nuk mund ta them. Nuk dua të flas për numra. Do të shohim në fund të sezonit se ccfarë mund të kem bërë. Por e rëndësishme ëhstë që jam i gatshëm të jap edhe shpirtin për këtë klub.
Në Shqipëri veç Souesë ka luajtur dhe Ekuban. Vinin nga Kievo dhe sot luajnë në nivele të larta. Je gati për të ndjekur të njëjtën rrugë?
Është dicka që më jep shumë shtysë. E them këtë pasi ne kemi një shprehje që unë i qëndroj besnik. Nuk ka dy pa tre. Kështu që fati ëhstë i parashkruar.