Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka komentuar triumfin një Durrës për “Gol pas Goli”. Tekniku e pranon se është një hap i rëndësishëm për kualifikimin, por nuk lë jashtë vëmendjes dhe gjendjen e skuadrës.
NDESHJA – “Treguam tjetër ritëm sot, ndryshe nga kampionati. Kemi bërë një hap drejt kualifikimit. Trofeu jonë është në kampionat. Nëse gjërat do të ecin mirë siç kanë ecur në gjysmën e parë të sezonit do të luftojmë fort dhe për Kupën. Ka një vlerë shumë të madhe si për klubin ashtu dhe për mua si trajner. Kupa është objektivi ynë i dytë”
FORMA E EKIPIT – “Nuk jemi në formën tonë më të mirë. Pas fazës përgatitore, lojtarët nuk marrin formë që në javën e parë. Këtë lloj ngarkese duhet ta shtrijnë deri në fund. Sot kanë reaguar si në ritëm, si në agresivitet sipër. Kemi akoma për të bërë. Në çdo ndeshje duhet të rikthemi te skema që mbrojtja të mos ketë kaq shumë ngarkesë”.