Skënderbeu barazoi sot 1-1 takimin miqësor ndaj Rumunëve të Viitorul Costanta.
Në prononcimin e tij të zakonshëm për shtyp pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja u shpreh se ekipi ka dhënë sinjale pozitive pavarësisht ngarkesës së lartë fizike.
“Ndeshja e sotme mund të themi se ishte e një niveli të mirë, duke parë që jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe lojtarët janë të ngarkuar fizikisht si pasojë e seancave të shumta stërvitore. Kishim mundësi të mbyllnim takimin që në pjesën e parë por shpërdoruam shumë përballë portierit. ndërsa në pjesën e dytë ndrrimet duket se e ulën ritmin e lojës.kjo edhe për faktin se pjesën më të madhe të titullarëve Vitorul i hodhi pjesën e dytë pasi kishte luajtur një ditë më parë kundër Galatasarait. Mund të them se ne përgjithësisht kemi bërë mirë edhe në këtë takim veç gjerave të vogla që mbeten për t’u regulluar”
”Jemi në kulmin e fazës përgatitore dhe tani gjëndja e lojtarëve fizikisht është e ngarkuar. Gjatë javës do të fillojmë mikrociklin e përgatitjes së ekipit në kushte loje dhe normalisht do të jemi gati për ndeshjen e parë të kampionatit. Ne i kemi bërë kështu llogaritë, që ndeshjen e parë të jemi të plotë dhe në formë të mirë. Këto janë thjesht miqësore dhe nuk më interesojnë as rezultatet as fjalët apo komentet. Dua që të nxjerr nga këto ndeshje formën e ekipit dhe alternativat e duhura por edhe qëndrueshmëri taktike. Ky është objektivi jonë me të cilin kemi ardhur në fazën përgatitore. Po të mbani mend edhe në verë nuk është se kemi bërë “hatanë” gjatë fazës përgatitore” – përfundoi prononcimin e tij trajneri Ilir Daja