Ekipi është kthyer mbrëmë në Shqipëri pas 14 ditësh përgatitje intesive në Antalya të Turqisë.
Stafi teknik ka menduar të lejojë lojtarët të pushojnë për 48 orët e ardhshme si pasojë e ngarkesës fizike dhe përgatitjet të rinisin ditën e hënë.
Ashtu siç edhe trajneri Ilir Daja ka njoftuar, ditën e hënë lojtarët do të nisin mikrociklin javor dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 17 të Kategorisë Superiore.
Përgatitjet anti-Luftëtari do të zhvillohen në “Tropikal Resort” në Durrës.
NAZMI GRIPSHI – “Mesfushori i talentuar nuk udhëtoi me ekipin drejt Shqipërisë, pasi u grumbullua në Antalya me kombëtarën U20 nga trajneri Alban Bushi në kuadër të miqësores që do të zhvillohet në datën 21 janar ndaj Azerbaxhanit. Gripshi do bashkohet gjatë javës me ekipin në ‘Tropikal’.
—————————————
Kategoria Superiore / Java 17
Luftëtari Gjirokastër – Skënderbeu
26 janar / Ora 14:00